FNSH e RENEA rrethon Niklën në Krujë, bastisen vilat e të ‘fortëve’, 11 të shoqëruar

Report TV 2018-09-12

Views 2

Si i kapi mat policia të fortët e Niklës, detaji i pazbuluar nga operacioni
Shqiptarja.com dhe Report TV mësojnë detaje të reja për superaksionin e zhvilluar sot në Nikël të Krujës. Për të kapur mat 8 'të fortët', forcat speciale, RENEA dhe FNSH-ja kanë përdorur një truk të vogël. Që në orën 04.00 të mëngjesit në të gjithë zonën e Niklës janë fikur dritat. Kjo ka bërë që të fortët të izoloheshin në banesa e policia t'ju shkonte në derën e shtëpisë.

Nga operacioni 8 persona u shoqëruan, ndërsa 2 prej të cilëve kanë urdhër arresti Durim Bami dhe Flamur Haka. Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit). Ylli Cangu është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin.
Kontroll banesës së Durim Bamit, njeriu që trazoi politikën shqiptare (Akuzat)
Policia vijon operacionin në zonën e Niklës në Krujë, ndërsa aktualisht sipas burimeve të REPORT TV po kontrollohet banesa e Durim dhe Valter Bamit. Durim Bami është një person i njohur për drejtësinë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit.

Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Hetimi, që u udhëhoq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk mundi të provojë asnjëherë akuzat e Tom Doshit dhe, për pasojë, prokuroria ngriti akuzë ?Kallëzim të rremë? për tre personat e sipërcituar.

Gjykata e Tiranës në datë 5 korrik vendosi të shpallë të pafajshëm deputetin e PSD në Shkodër Tom Doshi, të dënojë me 8 muaj burg ish-deputetin Frroku, një vit burg Durim Bamin, por asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë në burg, pasi dënimi është konvertuar në shërbim prove.

Share This Video


Download

  
Report form