Psikologia këshillon që fëmijët të luajnë në natyrë/ Prindi: Nuk sakrifikoj sigurinë e fëmijës

Report TV 2018-09-12

Views 2

Mëngjesi i sotëm në "Rreze Dielli" i kushtoi vëmendje fëmijëve dhe mirërritjes së tyre. Sipas psikologes Anxhela Peza është e nevojshme që fëmijët të luajnë në natyrë pasi është më e lehtë për tu socializuar dhe ka shumë përfitime edhe në aspektin fizik e shëndetësor të fëmijës.

Kushtet e shtëpisë nuk e mundësojnë ndjenjën e lirisë, nuk mundësojnë ndjenjën e pavarësisë sepse në shtëpi, në kushte të izoluara, fëmija është gjithë kohën i mbikëqyrur nga prindi. Edhe kur i dërgojmë në qendrat tregtare është dikush që kujdeset për ta.

Anxhela Peza, psikologe
Pranvera Backlund, pedagoge dhe prind i një fëmije 7 vjeç, shprehet në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv se në ditët e sotme është shumë më e vështirë të rrisësh një fëmijë. Dikur edhe pse lindnin shumë fëmijë ishte më e thjeshtë rritja e tyre, pasi njerëzit ishin më të sigurtë.

Ne e kemi shumë më të vështirë të rrisim fëmijë sot sepse sot nuk ke hapësirë përpara pallatit. Fenomenet që ndodhin tani tek fëmijët janë bërë të tmerrshme, të frikshme. Unë nuk mund të bëj sikur këto nuk ekzistojnë dhe të jem i qetë në mendjen time. Unë nuk mund të eksperimentoj për mirëqenien e fëmijës tim vetëm për shkak të socializimit. Tirana është shumë e populluar dhe ne nuk e dimë kush është kush. Dikur mund ta ndiqje situatën, por tani jo më. Unë qëndroj vigjilente ndaj fëmijës tim sepse keqdashësit veprojnë aty ku bie vigjilenca.

Pranvera Backlund, pedagoge
Edhe mjekët pediatër këshillojnë gjithashtu që fëmijët të luajnë në ambiente të jashtme , duke shmangur ambientet e mbyllura ku përgjithësisht fëmijët shkojnë drejt mjeteve celulare apo ekraneve të kompjuterëve e televizorëve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS