Këshilli Bashkiak mbyll ceshtjen e Rruges se Kombit

RTV KLAN 2018-09-13

Views 1

Debati për tarifën në Rrugën e Kombit quhet i ezauruar edhe në Këshillin Bashkiak të Kukësit, ku kjo çështje ishte pikë e fundit e rendit të ditës, por që për mungesë kuorumi nuk u diskutua. Kreu i Këshillit Bashkiak, Gjelbrim Shehu shprehu dakordësinë për tarifat e rinegociuara nga qeveria për banorët e zonës.

?Kjo çështje quhet e mbyllur dhe nuk do jetë më pjesë e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Pas reflektimit nga ana e qeverisë. Tarifa e pranueshme dhe e përballueshme nga banorët.?

Këshilli Bashkiak kishte dalë disa herë me deklarata ku kishte kërkuar diferencimin për tarifimin e banorëve për kalimin në Rrugën e Kombit, madje një pjesë e  këshilltarëve iu bashkuan edhe protestës së 31 Marsit.

Share This Video


Download

  
Report form