Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka braktisur koalicionin qeverisës, duke zyrtarizuar atë që Shpëtim Idrizi kishte deklaruar disa orë më parë në emisionin ?Top Talk?, të gazetarit Denis Dyrnjaja, por kjo nuk është aspak dëshira e 3 deputetëve të zgjedhur një vit më parë nën logon e kësaj partie.