http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një përplasje me armë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në një fshat të Lushnjes.
Incidenti ka ndodhur në Remas, fshat afër Divjakes ku policia e shtetit kishte marrë informacion se në banesën e shtetasit Haxhi Lika fshiheshin përsona që dyshuar për vrasje.
Për shkak të rrezikshmërisë që paraqisnin personat nën objektiv, janë nisur drejt këtij fshati forcat ?RENEA?.
Pasi forcat special kanë rrethuar banesën, ato janë kapur në befasi pasi pronari I saj, Haxhi Lika 77 vjec ka dalë në dritare dhe ka qëlluar në ajër.
Kjo gjë ka sjellë reagimin e ?RENEA?, teksa kanë plagosur të moshuarin I cili bëhet e ditur se ndodhet në spitalin e Lushnjes por pritet te transportohet drejt spitalit te Traumes ne Tirane pasi ndodhet ne gjendje te rende..
Nuk ka të dhëna nëse brenda banesës së Haxhi Likës ndodheshin apo jo dy personat që ishin në qëndër të operacionit të policisë.