Ora News - Në kërkim të vrasësve, RENEA në gjurmë të Leart Haxhiut dhe Orges Bilbilit

Ora News Lajme 2018-09-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forcat operacionale të policisë së shtetit Renea dhe FNSH kanë zbarkuar në orët e para të së premtes, (14 shtator) në Rremas të Lushnjes, në një operacion për kapjen e të shumëkërkuarve Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të dy persona të njohur me rekorde kriminale dhe autor të dyshuar të masakrës së 11 shtatorit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Rreth orës 05.30 minuta forcat e rendit kanë rrethuar banesën e 77 vjecarit Haxhi Lika, pas informacioneve se në të strehoheshin dy të shumëkërkuarit.

Sipas policisë 77-vjeçari Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të dalë nga banesa dhe ka dalë në dritare me një armë gjahu në dorë.

Policia thotë në deklaratën e saj se Forcat Speciale kanë qëlluar në ajër për paralajmërim dhe i kanë bërë sërish thirrje të moshuarit të dalë nga banesa.

Në këtë moment në rrethana që për policinë janë ende të paqarta, ai ka marrë një plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën.

"Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

"Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat." informoi sot ne mesdite policia e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/renea-rrethon-nje-banese-ne-lushnje-te-shtena-me-arme

Share This Video


Download

  
Report form