Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Varfëria nuk është e vetmja sfidë për familjen Bruka në Njësinë Administrative Ulëz së Bashkisë së Matit. Tërmeti i një muaj më parë ishte i papërballueshëm për themelet e shtëpisë së tyre e cila ka përfunduar në këtë gjendje.
Në të tilla kushte e me këto pak orendi të dhena nga të afërmit jetojnë 7 anëtarë të familjes Bruka.
Ata jetojnë me frikën se banesa do të shembet nga momenti në moment por janë të detyruar të qëndrojnë aty pasi kushtet ekonomike nuk u ofrojnë alternativë tjetër
Vera Bruka: "Jetojmë vetë i shtati në këtë banesë të shembur. Jetojmë me frikë. Nuk kemi asnjë lloj të ardhurash. Na kanë thonë të ikim por nuk kemi ku të largohemi."
Në Njësinë Administratibe Ulëz tërmeti kthehu në të pabanueshme rreth 109 banesa. Edhe pse Emeregjencat Civile u angazhuan të ofronin ndihmë për banorët, familja Bruka thotë se nuk ka përfituar asgjë, madje as një çadër ku mund të streohet për të jetuar e sigurt.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-jetosh-mes-rrezikut-familja-me-7-anetare-ne-kushte-te-veshtira-ekonomike