Nga e hëna në shkollat dhe gjimnazet e vendit nuk do të ketë më përdorim të celularëve gjatë orëve të mësimit. Nisma është përshëndetur nga prindërit dhe shoqëria, ndërkohë që shumë pyesin cilat do të jenë masat në rast se ky urdhër shkelet. Gert Janaqi, Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka thënë se një nga masat që do të merret në rast shkeljeje të këtij urdhri është sekuestrimi, e në rast përsëritjeje do të bëhet konfiskim i përhershëm i celularëve.
?Nuk po llogaris parashkollorët, por 80% e prindërve janë pro vendimit. Më shumë muaji i parë është muaj negocimi dhe edukimi, sidomos për adoleshentët dhe prindërit që mund të merakosen për sigurinë.?-ka thënë Janaqi.
Intervista e plotë:
Ka prindër që ngrenë shqetësimin si do të komunikojnë me fëmijët?
Urdhëri është i qartë. Në procesin mësimor nuk do të përdoret celulari, por kjo nuk do të thotë se celulari s?mund të përdoret para nisjes së mësimit. Iu kemi dhënë liri shkollave, disa shkolla në Tiranë e zbatojnë këtë nismë. Në Petro Nini apo edhe në Korçë. Ka shkolla ku numri i nxënësve është i ulët dhe është më e thjeshtë. Pra, është shkolla që do të bëjë monitorimin.
Po mësuesit, si do të merren masa për ta?
Kur jepet dhe merret informacion, as për mësuesit s?duhet të përdorin celularë. Mësuesit kanë vite që e kërkojnë këtë nismë. Shkollat kanë departamente lëndore dhe mësuesë kujdestarë. Prindërit mund të flasin me stafin akademik, pasi është rutinë që ata të jenë në dispozicion. Ky nuk është shqetësim.
Vendimi është vetëm për celularët, ndërsa për tabletët nuk parashikohet ndalimi?
Unë besoj se ne kemi diskutuar për ndalimin e celularëve. Nuk besoj se kemi raste masive të marrjes së tabletave. Kemi ecur me një sintezë që urdhëri për celularët është logjikë analoge për të mos marrë mjetet e tjera të komunikimit. I gjithë qëllimi i tabelave është në funksion mësimor.