Konispol, policia iu shkul mandarinat, fermerja në lot: S’kemi mbjellur drogë as s kemi vjedhur

Report TV 2018-09-16

Views 1

Ditën e djeshme 15 punonjës të Bashkisë Konispol, Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit kanë shkulur 250 rrënjë mandarinë në fshatin Xarrë, Bashkia Konispol. Në pamjet që vetë fermerja Margarita Jani ka xhiruar shihet përplasja e saj me forcat e rendit. Dy fermerët , burrë e grua kishin mbjellë ilegalisht mandarina në tokën e marrë me qira si kullotë për bagëtitë.

Report Tv ka kontaktuar me familjen Jani, të cilët kanë pranuar faktin se toka ku janë mbjellë mandarinat është kullotë dhe është e palejueshme të mbillet me mandarina, por sipas tyre, mungesa e parave ka sjellë shkeljen e ligjit. Koço dhe Margarita Jani kanë thënë se kanë mbjellë mandarina pasi të njëjtën gjë kanë bërë të gjithë banorët e zonës.

Report Tv ka kontaktuar me kryetarin e Bashkisë Konispol, Shuaip Beqiri i cili ka sqaruar se fermerët ishin paralajmëruar për shkeljen ligjore që po ndërmerrnin.

Erdha në mëngjes këtu në 10;30 dhe gjej Athinanë dhe policinë. E pyes çfarë bëni ju këtu? Iu thashë se nuk kam bërë asgjë të keqe, siç mbollën të tjerët, mbolla dhe unë. Duhet t?i shkulësh më thanë. Iu thashë që është gjynah t?i shkul. Erdhën policët e tjerë me punëtorët dhe i shkulën. Iu thashë që të mos i hiqnin por të më linin afat 2 ditë. Iu thashë që do t?ju zejë buka e fëmijëve të mi. Polici më mbajti nga duart, iu thashë ?Doni të më përdhunoni?. S?di çfarë kam incizuar se ma hodhën tabletin në shesh. Më hodhën duart. Gjynah i madh për 150 rrënjë. Nuk kemi bërë gjë. Vjedhje s?kam, me drogë nuk jam marrë. Kam rritur 2 fëmijë me 10 mijë lekë të deleve. Dil dhe shiko tek stalla gjithë stivën e mbjellë pa leje. Iu luta të më linin 2 ditë kohë. U bë diçka e paparë. Më vranë dy fëmijë! Nuk di ç?të them, ndoshta ka lidhje dhe bindjet tona politike. S?di çfarë të them.

Margarita Jani, fermerja që u përplas me policinë në Xarrë

Share This Video


Download

  
Report form