Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takon kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Takimi ka nisur në orën 11:00 në Hotel Rogner.
Burime për Report Tv saktësojnë se do të firmoset një marrëveshje për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Dokumenti është përgatitur gjatë këtyre ditëve, dhe do të ketë një komunikim nga dy kryetarët.