480 mije nxenes ulen neser ne bankat e shkolles

RTV KLAN 2018-09-16

Views 2

480 mijë nxënës në të gjithë vendin nisin të hënën vitin e ri shkollor. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, 32 mijë prej tyre janë edhe më të vegjëlit, ata që do të ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Një ditë përpara nisjes së vitit shkollor 2018-2019, në shkollën 9-vjeçare "Isa Boletini" përfundoi ndërtimi i 17 klasave të reja. Sipas kryebahskiakut Erion Veliaj, investimet e Bashkisë po i japin fund mësimit me dy turne.











"Sot, me 17 klasat e reja shkolla kalon me një turn, shpëtojmë nga klasat me dy turne, nga fëmijët që duhet të dalin vonë pasdite dhe të prishin gjithë ciklin biologjik, por edhe arsimor, duke iu përshtatur turneve të shkollës. Teksa hyjmë në këtë vit të ri shkollor, më vjen mirë që Kodër-Kamzës i është shtuar kjo stoli".

Sipas Veliajt, invetsimet e Bashkisë janë shtrirë si në qendër edhe në periferi me të njëjtën standard duke rritur cilësinë e mësimdhënies për të gjithë nxënësit.

"Fakti që punojmë me të njëjtën shpejtësi e logjikë, dhe me të njëjtën cilësi, si në Kodër-Kamëz, ashtu edhe në qendër të Tiranës, tregon se sa të përkushtuar jemi për fëmijët e qytetit. Nuk ka fare rëndësi nëse jemi demokratë apo socialistë, rëndësi ka që për fëmijët të jemi të gjithë njësoj, të gjithë në një zë, me një fuqi, për t?u siguruar që marrin arsim të shëndoshë e nesër të jenë qytetarë shumë më të denjë, ndoshta edhe se raca jonë, për Tiranën që sot është bërë e stërmadhe dhe që Kodër-Kamza duhet të jetë pjesë dinjitoze".

Për të shmnagur trafikun e rënduar në ditën e parë të shkollës, Policia Rrugore u ka kërkuar prindërve të shmangin qarkullimin me automjete dhe të përdorin transportin publik. Në zonat përreth shkollave nuk do të lejohen parkimet  e automjeteve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS