Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoritetet malazeze kanë sjellë në Shqipëri përgjigjen për informacionet e kërkuara nga prokurorët e Krime të Rënda në lidhje me lëvizjet e ish-ministrit Saimir Tahiri në Mal të Zi.
Përgjigjia e autoriteteve malazeze mësohet se ka mbërritur në ministrinë e Drejtësisë ku është në fazën e përkthimit për t'ju dërguar më pas prokurorëve të çështjes.
Organi i akuzës kishte kërkuar të dhëna për një udhëtim me jaht të kryer nga Saimir Tahiri nga Mali i Zi në drejtim të Italisë në verën e vitit 2017.
Sipas palës malazeze, jahti me të cilin ka udhëtuar ish ministri, është në pronësi të një shqiptari ndërsa në përgjigjen e mbërritur për prokurorët janë dhënë me detaje orari i nisjes, flamuri që mbante jahti, dhe emrat e personave që shoqëronin ish-ministrin e Brendshëm në këtë udhëtim që sipas prokurorëve dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin e grupit të vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge.
Prokurorët e çështjes janë në pritje për të marrë shkresën e përkthyer në gjuhën shqipe ndërsa thonë se menjëherë do të thërrasin për sqarime të gjithë personat e përmendur në dokumentin e ardhur nga Mali i Zi.
Ndërkohë prokuroria është në pritje të të dhënave shtesë edhe nga Italia lidhur me lëvizjet që ish-ministri i Brendshëm ka kryer atje gjatë kohës që ishte në detyrë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/leterporosia-nga-mali-i-zi-jahti-me-te-cilin-ka-udhetuar-tahiri-ne-pronesi-te-nje-shqiptari