http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mengjesi I së martës ka nisur me tension në Jalë. Shkuarja në këtë zonë bregdetarë e fadromave të IKMT, mbështetur nga policia e shtetit për prishjen e disa ndërtimeve pa leje është shoqëruar me protesta dhe qëndresë nga ana e banoreve dhe pronareve të objekteve që kanë qënë në listën e atyre që do të prisheshin.
Ata pohojnë se jo vetem që aksioni po ndërmerret që në shumë prej objekteve ka ende pushues por gjithashtu pronaret e këtyre objekteve nuk janë njoftuar për këtë ndërhyrje.
Ndërkohe në krahun tjeter vetë IKMT nëpërmjet një njoftimi për mediat bëri këtë sqarim.
"IKMT prish 9 objekte në zonën e Jalës. Objektet një dhe dy katësh me funksione shërbimi, kryesisht hoteleri. Objektet e prishura janë ndërtime pa leje dhe të përjashtuara nga procesi i legalizimit. IKMT ka bërë njoftimet dhe po vijon puna sipas përcaktimeve të ligjit".
Ndërkohe në këtë zonë kanë shkuar për të mbështetur protesten e pronareve të objekteve, edhe dy deputetë të PD të qarkut Vlorë.
Selia Blu bëri të ditur se Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj janë kundër prishjes së banesave të banoreve për interesa të klienteve të Ramës.