Ora News - Basha reagon ashpër për shembjen e banesave në Jalë dhe paralajmëron Ramën

Ora News Lajme 2018-09-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit. Sipas Bashës, i gjithë synimi është grabitja e pronës nga oligarkët e Edi Ramës. Ai paralajmëroi padi ndaj kryeinspektorit të IKMT-së, Fatmir Metaj, që sipas Bashës, ka shoqëruar në vitin 1998, vrasësit e Azem Hajdarit duke qenë në krye të policisë së Tropojës. Basha pati një paralajmërim edhe për Ramën.

Basha: Gjatë gjithë ditës kemi parë ngjarje tronditëse në Jalë të dhunimit barbar të banorëve që u ngritën kundër shembjes së banesave të tyre.

Prania policore në Jalë ka një qëllim për të grabitur pronat e Jalës. Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme dhe e paligjshme dhe me raste të rënda si arrestimi i të miturve. Dëshmitarët kanë deklaruar se toka do t'i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t'u dhënë më pas për miqtë e Edi Ramës.

Ndërkohë që kompleksi i Alban Xhillarit, mirëbërësi dhe donatori i Edi Ramës që ka zaptuar gjithë bregdetin e Jalit nuk u prek fare.

Policia dhe IKMT-ja janë sjell si banditë me banorët dhe deputetët e opozitës. Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Agron Shehaj, që ishte përkrah njerëzve duke i kërkuar llogari për banorët.

Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, udhëtoi më 12 shtator 1998, banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Banda u kthye po atë natë në Tropojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-reagon-ashper-shembjen-e-banesave-ne-jale-dhe-paralajmeron-ramen

Share This Video


Download

  
Report form