Ora News - Çelja e negociatave me BE, Ministri gjerman nuk jep garanci për qershorin 2019

Ora News Lajme 2018-09-19

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh:

Maas: Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta.

Duhet të ekzistojë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/integrimi-ministri-gjerman-duhen-rezultate-qe-te-bindni-skeptiket

Share This Video


Download

  
Report form