Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Furtunë arrestimesh në spitalin rajonal të Shkodrës. 7 persona kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre mjekë, infermierë, farmacistë dhe drejtues spitali, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ekzekutimi i masave të arrestit ndaj tyre u bë pas një hetimi dy mujor të prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë.
Konkretisht:
1-Arrest me burg si dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për Përparim Cela, mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
2-Arrest me burg dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? Dh.U (shpallur në kërkim)
3-Arrest me burg dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për Luan Dragusha, mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
4-Arrest shtëpie dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për Karmen Kaculini, farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)
5-Arrest me burg dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për Renato Kepi, infermier të hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)
6-Arrest me burg dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për E.S, mjek (shpallur në kërkim)
7-Arrest në shtëpi dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)
8-Arrest shtëpie dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)
9-Arrest shtëpie dhe ?Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? për Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).
Akuza ndaj tyre lidhet me tenderin e ilaçeve
Sipas prokurorisë, personat e më sipërm në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës.
"Këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume të madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale të kardikirurgjisë etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka".
Nga verifikimet e kryera të Prokurorisë, "rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera".
Por organi i akuzës thotë se "ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë. Për këtë periudhë kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Pra, në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite të tjera".
Për vitin 2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodina...