“Çdo herë ndryshe sipas traditës” sjell Ballkanin te “Toptani” me tinguj dhe valle

Report TV 2018-09-20

Views 2

Çdo herë ndryshe sipas traditës? është eventi më i fundit që vjen në zemër të Tiranës, në Toptani, pasi në këtë qendër nuk ndalojnë asnjëherë aktivitetet. Valle e kërcime tradicionale të Ballkanit veshën qendrën me larminë e ngjyrave, tingujve dhe kulturës. ?Balkanika Folk Festival?, në bashkëpunim me Toptani Shooping Center, sjellin për herë të parë historinë e Ballkanit bë vendin tonë, nëpërmjet këtij eventi kulturor.

Pas paradës në rrugët e kryeqytetit me kostume të vendeve nga vijnë, finalizimi ishte ky concert në Qendrën toptani, i cili u hap me vallen tradicionale të shtetit bullgar, e përfundoi me atë të Polonisë. Ndërkaq mes shteteve pjesëmarrëse performoi edhe vendi ynë e Kosova që u mirëpritën nga vizitorët e pranishëm, të cilët ishin vendosur në të gjitha katet e qendrës.

Përveç ofertave të shumta e çmimeve konkurruese në Toptani, e gjithë familja mund të shijojë këto aktivitete që gjallërojnë jetën kulturore të kryeqytetit. Megjithëse i gjithë Ballkani sapo performoi në skenën e Toptani duke surprizuar çdo herë edhe më shumë vizitorët, në s?na mbetet gjë tjetër veçse të presim cila do të jetë surpriza e rradhës që do të shpaloset në zemër të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form