Votohet dekreti për teatrin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-20

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca i hapi rruge ndërtimit te teatrit te ri kombëtar duke votuar bashke me dekretin e presidentit edhe ndryshimet ne ligjin e posaçëm. 75 deputetet e shumicës ngritën kartonët pro, ndërkohë qe ra ne sy serish mungesa e ministrit te Diasporës Pandeli Majko.Por elementi surprize i mazhorances ishte vendimi për t?ia çuar ligjin për teatrin serish presidentit për dekretim, një kërkesë e artikuluar kjo nga opozita edhe pse ne praktiken parlamentare kjo nuk është ndjekur asnjëherëPas disa muaj heshtje, ligjin e teatrit e mbrojti vete kryeministri Edi Rama. Ai e cilësoi hipokrit qëndrimin e opozitës duke treguar një letër te Florian Mima, ne postin e ministrit te Ekonomisë, për liderin e opozitës Lulzim Basha asokohe kryetar i bashkime se Tiranës.I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, (Teatri i Estradës - shënon Floriani) - për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashkisë së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër të Metropolit, përpara sesa Lulzim Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për Partneritet Publik Privat, as për të ndërtuar një Teatër të ri të Metropolit në këmbim të një kontributi të zotit Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të zotit Veliaj, pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim për të ndërtuar pallat. Pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi.Duke përmendur këtë model te qeverisjes se djathte lideri i mazhorances ka synuar te beje diferencën me projektin për teatrin e ri kombëtar.Ndërkohë që shqiptarët duhet thjesht dhe vetëm të bëjnë dallimin midis nesh, që një pronë publike të kthyer në një gërmadhë, të cilës nuk i referohet askush, në mes të qytetit, pa e cenuar një metër katror, do ta kthejmë në një prej teatrove më të bukur dhe më modern të rajonit. Mjafton të shohin stadiumin e ri, ata që kanë nevojë të prekin për të besuar dhe atyre që një Teatër Metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në subjekt të skeçit të estradës së tyre pafundNe seancën plenare ra ne sy prania e dy deputeteve te LSI Lefter Koka e Vangjel Tavo, por lëvizja socialiste për integrim u kujdes te sqaronte se prania e tyre lidhje me mungesën e gjate ne parlament e rrezikun qe te digjeshin mandatet e deputetitNdërkohë, jashtë ambienteve të parlamentit, një grup artistësh e aktivistësh protestuan kundër prishjes së teatrit kombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form