Ora News - Drogë nga Holanda në Itali, ja roli i shqiptarëve

Ora News Lajme 2018-09-21

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Karabinierët e Firences kanë mbyllur rrugën e një prej organizatave kryesore të trafikut të drogës nga Holanda në rajonin e Toskana-s, kryesisht në Firence.

Dhjetë urdhër-arreste janë firmosur nga gjykata për anëtarët e bandës, raportojnë mediat italiane.

Gjatë operacionit të koduar ?Balanta?, u sekuestruan edhe 15 kg kokainë në vijim të hetimeve të nisura që në shkurt të vitit 2016.

Asokohe u arrestuan dy shpërndarës droge.

Hetimet vijuan me arrestimet e dy shqiptarëve, 30 dhe 31 vjeç, të cilët me bashkatdhetarë të tjerë drejtonin trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë. Pjesë e rëndësishme e grupit në shpërndarjen e drogës në Itali, ishte edhe një kosovar i quajtur ?supermarketi i drogës?.

Në pranga gjatë aksionit policor ku u përfshinë më shumë se 100 efektivë policie u vu Demë Berisha, kosovari i quajtur ?supermarketi i drogës?, për shkak të sasive të drogës që shpërndatë.

Më pas, efektivët arritën të vinin në pranga edhe furnizuesit: Florenc Ceni 31 vjeç dhe Ervin Nela 32 vjeç. Të dy, sipas hetuesve, kanë bërë udhëtime të shumta në Amsterdam e Rotterdam për tu furnizuar me sasi të konsiderueshme të kokainës.

Kushërinjve iu bashkuan edhe Armando Nela 31 vjeç, kushëriri i Ervin Nelës, Eris Kaleci 33 vjeç, Klodjan Shele 42 vjeç, Besim Duli 42 vjeç dhe një 41-vjeçar shqiptar, që është ende në kërkim policor, me iniciale S. H.

Detyrat e grupit ishin të qarta, Florenc Ceni, Ervin Nela dhe S. H., mbanin raporte me furnitorët. Pritjen e korrierëve të drogës që vinte nga Holanda e bënte Amarildo Nela. Ruajtjen Besim Duli. Dhe personat që merrnin dërgesat ishin Eris Kaleci e Klodjan Shele, gjithmonë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Florenc Cenit dhe Ervin Nelës.

Por ky grup kriminal nuk trafikonte vetëm kokainë, por dhe heroinë, marijuanë e drogë sintetike.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky grup kriminal kishte vënë nën kontroll disa tregje shitjes droge në territorin e qytetit të Firences, por dhe në tërë Toskanën.

Prej nëntorit të 2016 deri në dhjetor të 2017 operacioni "Balanta" ka monitoruar mjaft raste të shitjes së drogës si dhe ka sekuestruar 17 kg kokainë.

Nën hetim janë vënë dhe 13 persona të tjerë si bashkëpuëntor të këtij grupi kriminal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/droge-nga-holanda-ne-itali-ja-roli-i-shqiptareve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS