Pas publikimit në BOOM, shqiptarët i ndryshojnë jetën familjes Alla

Ora News Emisione 2018-09-21

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo të premte në emision BOOM do të transmetohet rubrika "Shqipëria pa filtra", duke prezantuar realitetin shqiptar. Këtë të premte është risjellë në vëmendje jeta e familjes Alla në Kallm të Fierit, e cila jeton në varfëri ekstreme.

Pas dëshmisë tronditëse të 30-vjeçares Amilda Alla, nënës së tre fëmijëve emisioni BOOM ka sjellë dëshminë e babait, i cili prej shumë vitesh nuk punon.

Ai thotë se është në kushte shumë të vështira ekonomike dhe prej 12 vitesh nuk ka as ujë dhe as drita. I zoti i shtëpisë shprehet se nuk ka mundësi të lidhë kontrata të reja, pasi nuk ka mundësi t'i paguajë.

Është i gatshëm të bëjë çdo punë për të siguruar ushqim për tre fëmijët.

"Vetëm për fëmijët, se të jetë për mua unë fle jashtë. Të gëzojnë dhe këta, si gjithë të tjerët, asgjë tjetër nuk desha unë", shprehet mes trishtimit babai.

Por menjëherë pas publikimit të rastit në BOOM, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë sensibilizuar me familjen Alla duke dhënë sadopak kontribut dhe duke i ndryshuar jetën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-publikimit-ne-boom-shqiptaret-i-ndryshojne-jeten-familjes-alla

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS