Caktohen 4 prokuroret e dosjes “Shullazi”, përplasje mes Arta Markut dhe 10 prokuroreve

RTV KLAN 2018-09-21

Views 0

Prokuroria i dha fund ngërçit të krijuar me dosjen ?Shullazi?, duke caktuar 4 emra që do të ulen përballe të akuzuarve për të lexuar pretencën.

Në një njoftim të shkurtër, u lajmërua se 4 prokurorë janë caktuar për dosjen që shkaktoi një përplasje të fortë në radhët e prokurorëve. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë, por Tv Klan mësoi se pjesë e grupit hetimor do të jenë drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe zëvendësi i saj, Gentian Osmani.

Vendimi i prokurorisë erdhi pas refuzimit të 10 prokuroreve për të marrë pjesë në shortin e datës 19 Shtator për këtë çështje.

Prokuroret në hetim disiplinor reaguan për herë të parë zyrtarisht për situatën e paprecedentë. Ata sqaruan rrethanat e ngjarjes në një deklaratë ku rënditen se përse e konsideruan të paligjshme kërkesën për t?u bërë pjesë e kësaj dosjeje.

?Prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente?.

Por Arta Marku doli me një version tjetër të situatës së krijuar. Sipas saj situata është sajuar nga frika e përballjes me krimin dhe korrupsionin.


?Kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim. Këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit ?Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit??.

Në një takim pasditen e së enjtes ka pasur debate të forta mes tyre aq sa Prela ka kërkuar praninë e policisë në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dosja e Emiliano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij ka mbetur prej 4 muajsh në momentin e leximit të pretencës dhe seanca e radhës është caktuar në 25 Shtator.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS