Mjekët e ndaluar për abuzime me fondet e ilaçeve në spitalin rajonal të Shkodrës janë lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore.
Vetëm për kardiologun Luan Dragusha gjykata ka vendosur revokim të masës së sigurisë dhe lirimin nga te gjitha akuzat.
Tre prej tyre Përparim Çela, Karmen Kaculini dhe Juliana Zhuri janë pezulluar nga detyra që ushtronin në spitalin rajonal te Shkodrës.
Pavarësisht kërkesës se prokurores Blerta Hamza për t?i lënë në arrest bluzat e bardha, gjyqtari Hasan Selimi vendosi lirimin e tyre.
Në kërkim për këtë rast janë shpallur mjekët Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi. Të gjithë këta persona akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë porositur e prokuruar ilaçe dhe materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, në një sasi jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti të spitalit rajonal të Shkodrës.
Vlera e materialeve të porositura për vitin 2016-2017 e kalon shifrën e 570 milionë Lekëve.
Tv Klan