PD: Prokuroria e Tiranes te nise hetimet ndaj Markut

RTV KLAN 2018-09-22

Views 1

24 orë pas padisë së depozituar, Partia Demokratike i kërkon organit të akuzës së Tiranës të urdhërojë pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe nisjen e hetimeve ndaj saj. Opozita e akuzon se u emërua në krye të Prokurorisë me qëllim shkatërrimin e provave për ish-ministrin e Brendshëm dhe Emiljano Shullazin. Ndaj dhe dy largimet e prokurorëve të çështjes ?Tahiri?, Besim Hajdarmataj dhe Elizabeta Imeraj, të bëra sipas demokratëve në shkelje të ligjit kanë për qëllim mbylljen e  hetimeve ndaj ish-ministrit Tahiri.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së: Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj. Shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku është një çështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës, për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm të çështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër për të cilën është shqetësuar Edi Rama. 

Me të njëjtën urgjencë demokratët i kërkojnë Prokurorisë së Tiranës të hetojë edhe lidhjet mes kryeprokurores e kryeministrit, të cilën e akuzojnë se është vënë në shërbim të krimit.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së:  Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën.Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për ?Tahirin? dhe zvarritjen e ccështjes ?Shullazi?.Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist. Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit?.

Opozita thotë se hetimi pa vonesë për padinë penale dhe pezullimin e Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t?i bëjnë drejtësisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form