http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fshati Shëngjergj, i cili është vetëm disa minuta largë Tiranës, ka pritur mjaft vizitore ne një panair me produktet e zonës, në kuadër të festën tradicionale të domates.
Erion Veliaj premtoi investime për zhvillimin e zonave periferike dhe fshatrave qe janë pjese e bashkisë se kryeqytetit.
?Ideja e 100 fshatrave, ku ne insistuam që Shëngjergji të ishte kurora e këtij projekti për Tiranën, është falë këtij investimi të qeverisë shqiptare. Do të na shikoni shumë gjatë këtij viti, ku do të nisim me disa punime nëpër fshatrat e zonës, nëpër shtigjet ku kalojnë turistët, tek ujëvarat, tek kalatë e vjetra, dhe në shumë nga vendet atraktive të të gjithë krahinës?.
Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte vendase, në mënyrë që paratë të mbeten në ekonominë e vendit.
Kur them se duhet të blejmë produkte lokale, në Baldushk gjelin, në Ndroq vajin, në Petrelë mjaltin, në Shëngjergj domaten, është një mënyrë sesi ekonomia e Tiranës mund të jetojë?, theksoi Veliaj, duke shtuar se banorët e zonës duhet të luajnë rolin e ambasadorit për promovimin e produkteve dhe traditës së zonës.
Shëngjergji është shndërruar në një destinacion te rëndësishëm për shumë banorë te Tiranës te cilët e frekuentojnë veçanërisht gjate fundjavave.