Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata la në burg, juristin Mirjan Bletaj dhe dy persona të tjerë të dyshuar në rolin e sekserit për një rast korrupsioni në Hipotekën e Shkodrës, ndërsa për shkak të moshës liroi përfituesin!.
Në qeli mbeten ish juristi Mirjan Bletaj, Sokol Tirana, Johan Zefi ndërsa për Ndoc Tarajn u dha arrest shtëpie për shkak të moshës.
Brenda sallës së gjyqit të arrestuarit mohuan akuzat e prokurorisë, duke theksuar se nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin e korrupsionit.
Por qëndrimi i organit të akuzës ishte tjerët si për ish juristin, ashtu edhe për sekseret dhe përfituesin e çertefikatës së pronësisë.
Arrestimi i Zefit dhe Taraj është bërë në një lokal në afërsi të hipotekes në kushtet e flagrancës thuhet në dosjen hetimore.
Madje i moshuari Taraj sipas prokurorisë ishte i gatshëm të paguante shumën prej 1 mijë eurosh për të përfituar në mënyrë të përshpejtuar çertefikatën e pronësisë nga hipoteka e Shkodrës.
Në këtë mënyrë organi i akuzës dyshon se Taraj do i paguante një mijë euro shtetasit Johan Zefi i cili do t'ia dërgonte Sokol Tiranës, dhe këta të dy në rolin e sekserit do t'ia jepnin në fund ish-juristit Mirjam Bletaj për të bërë të mundur më pas nxjerrjen e çertifikatës së pronësisë në mënyrë të përshpejtuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-arrest-me-burg-4-te-arrestuarit-korrupsion-ne-hipoteke