TIRANE-Ka shkuar në pesë numri i personave të arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH. Policia njofton se në kuadër të operacionit të zhvilluar në datë 21 shtator, ku u prangosën 4 persona, sot ka arrestuar edhe Elton Zoton 36 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, Zoto në bashkëpunim me Gëzim Çelën, Flamur Zoton, Xhemal Kushovën dhe Ylber Mollën (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja.
Gëzim Çela administrator i shoqërisë ?IMPEKS&ALB ? me Nipt L31722007T.
Xhemal Kushova administrator i shoqërisë ?XH&XH 2015? me Nipt L51727007A.
Flamur Zoto administrator i shoqërisë ?TONI-AL? me Nipt L51313017R.
Ylber Molla administrator i shoqërisë ?Mar Ar ? 2014 ? me Nipt L41805020L.
E ndërsa tashmë 5 nga autorët janë arrestuar, në kërkim janë 5 persona të tjerë të përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH-në. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit Elton Zotos, për veprat penale të ?Fshehje të ardhurash?, ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?, ?Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar? dhe ?Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve?, parashikuar nga nenet 180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal.