Ora News - Biletë urbani edhe për fëmijët, gjobë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin

Ora News Lajme 2018-09-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky njoftim prej disa javësh është vendosur në disa prej linjave të urbaneve në kryeqytet dhe detyron çdo fëmijë që është mbi moshën 6 vjeç të pajiset me biletë.

Vendimi është i disa viteve më parë, por rritja e shpenzimeve, çmimi i naftës dhe kostot e larta të mirëmbajtjes i kanë detyruar operatorët privatë ta rikthejnë në vëmendje. Drejtori Teknik i Shoqatës së Transportit Publik, Kujtim Hashorva thotë se këtë herë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin do të merren masa penalizuese.

Hashorva: Në kushtet kur shpenzimet e udhëtimit janë rritur, shpejtësia e lëvizjes, çmimi i karburantit, duke bërë një analizë, operatorët kanë ndërmarrë të gjitha masat. Nuk do të gjobitet fëmija, por ai që e shoqëron.

Por kjo përkthehet në kosto shtesë për familjet, fëmijët e të cilëve duhet të frekuentojnë transportin publik për të shkuar në shkollë apo veprimtari të tjera. Ata e kundërshtojnë vendimin dhe e cilësojnë të padrejtë.

Prindër: Është i padrejtë. Ne lëvizim disa herë në ditë, jo në shkollë, jo në kurs.

Por çfarë ndodh në Evropë? Në Luksemburg që prej gushtit të këtij viti, çdo fëmijë dhe i ri nën moshën 20 vjeç mund të përdorë transportin publik falas, madje pa qenë të detyruar të tregojnë kartën e identiteti për të vërtetuar moshën e tyre. Në Itali fëmijët nën 10 vjeç nuk kanë nevojë të pajisen me biletë ndërsa më të rriturit paguajnë një çmim të reduktuar. Por a mund të ndiqen këto politika edhe në Shqipëri?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bilete-urbani-edhe-femijet-gjobe-ndaj-atyre-qe-nuk-e-respektojne-vendimin

Share This Video


Download

  
Report form