Ka kaluar një javë që nga fillimi i vitit të ri shkollor ndërsa nxënësit e fshatit Mengel të Elbasanit ende nuk kanë filluar mësimin. Shkak i këtij bojkoti është bërë fakti se shkolla e tyre është mbyllur pas dëmtimeve që pësoi 2 vite më parë nga tërmeti, ndërsa nxënësit duhet ta zhvillojnë mësimin në shkollat e qytetit.
Pavarësisht se paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugës nacionale, prindër dhe nxënës vendosën bashkarisht të shqyejnë derën e shkollës me paralajmërim se nuk do të dalin prej andej deri sa të merret një vendim për rregullimin e shkollës 9 vjeçare të fshatit. Ndërsa pretendojnë se godina e shkollës është privatizuar.
Prindërit dhe nxënësi e fshatit Mengël shprehen se do të përshkallëzojnë protestën duke u ngujuar brenda në shkollë ose edhe duke bllokuar rrugën nacionale nëse nuk merret një vendim përfundimtar që ata të ndjekin mësimet në fshatin e tyre.