Parada ushtarake, Xhaçka: Kuçova, baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Report TV 2018-09-24

Views 1

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria është e qartë për orientimin pro perëndimor, ndërsa shtoi se modernizimi i bazës ushtarake të Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së Shqipërisë në NATO.

Përshëndes 1200 ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje dhe u uroj mirëseardhjen. Reputacioni i marinës britanike është i mirënjohur, shpreh falënderimin për bashkëpunimin. Kjo stërvitje shërbeu jo vetëm për partnerët tanë. Për tre javë bazat tona ushtarake kanë pasur këta mysafirë të vecantë dhe janë bërë arenë e stërvitjes sonë të përbashkët. ?Albanian Lion 2018? vjen edhe si rritje e ndërveprimit me fqinjët, ne jemi të qartë për orientimin tonë pro perëndimor. Vendi ynë, pavarësisht përmasave mbetet me kontribute të rëndësishme në NATO. Pas 9 vitesh pjesë e NATO-s Shqipëria po kontribuon. Modernizimi i bazës së Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së vendit tonë duke marrë në konsideratë faktin, që është e vetmja bazë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Kjo është rrjedhojë e seriozitetit. Nga nëntori i këtij vitit do të marrim kryesimin e qendrës për siguri dhe koordinim, në 2019 do të marrim kryesimin e Kartës së Adriatikut.

Ministrja Olta Xhaçka

Share This Video


Download

  
Report form