Ora News - Trafikimi i qënieve njerëzore, grup deputetësh për luftimin e fenomenit

Ora News Lajme 2018-09-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt seminari për luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore me pjesëmarrjen e deputetit britanik Vernon Coaker, i cili është edhe raportuesi për këtë fenomen në Këshillin e Europës. Për herë të parë, parlamenti i Shqipërisë do të krijojë një grup deputetësh që do t'i dedikohen kësaj çështje, ndërsa deputetja Vasilika Hysi u shpreh se ka ende shumë për të bërë për të mbështetur viktimat e trafikut.

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seminarin kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe deputetja socialiste Elona Gjebrea njoftoi se për herë të parë do të krijohet grupi i deputetëve shqiptarë që do t'i dedikohen kësaj çështje.

Elona Gjebrea: Për herë të parë do të krijohet grupi i deputetëve shqiptarë të dedikuar për çështje të trafikimit të qënieve njerëzore.

Deputetja, Vasilika Hysi, tha se tashmë legjislacioni shqiptar është me standarde por ka ende punë për të bërë për të mbështetur viktimat e këtij krimi.

Vasilika Hysi: Ne kemi sot një kod të procedurës penale me standarde, kemi ligje të përmirësuara, ligji antimafia ka pësuar një ndryshim shumë të madh. Kemi shumë për të bërë për parandalimin e faktorëve që mund të viktimizojnë grupe sociale për të qenë viktimë e trafikimit dhe mbështetjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trafikimi-i-qenieve-njerezore-grup-deputetesh-luftimin-e-fenomenit

Share This Video


Download

  
Report form