DURRES-Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në pallatin ku banonte pranë shkollës 9-vjeçare ?Qemal Mici?. E moshuara Floresha Shkurti 83 vjeçe u gjet nga fqinjët pajetë, të cilët kanë njoftuar policinë.
Sipas burimeve të Report Tv, gruaja jetonte vetëm me nipin, ndërsa sipas burimeve të Report Tv nga grupi hetimor, e moshuara ka shenja dhune dhe gjaku, ndërsa po hetohet pista e vrasjes.
Nipi është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.