Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka arrestuar një 37-vjeçarin që kanosi një administrator firme private duke i kërkuar shumën prej 90.000 euro. Bëhet fjalë Lavdrim Tufën, i cili ka qenë i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes.
"Në pranga ka rënë Lavdrim Tufa, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale 'Vrasja'. Tufa i kërkoi 90.000 euro administratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç,"-raporton policia.
Ndërsa është prodeduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi?, shtetasi me inciale F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë.
Policia ka shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të tjerë me inciale P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie?, ?Moskallëzim krimi? dhe ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës?, parashikuar nga nenet 109/b, 300 dhe 247 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kercenon-90-mije-euro-adiministratorin-e-nje-firme-ne-pranga-37-vjecari