VLORË- Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion gjatë orëve të vona të natës. Burime për ?Shqiptarja.com? nga policia bëjnë me dije se aksioni ?Forca e ligjit? është përqëndruar nëe hyrje dhe në dalje të qytetit të Vlorës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë aksionit për arrestimin e personave në kërkim, nuk është kapur asnjë por operacioni do të vijojë në qytet dhe në vendet ku ata dyshohet se strehohen.
Ky operacion ka goditur edhe qytete të tjera të vendit. Së fundmi, ?Forca e Ligjit? shkatërroi bandën e ?Bajrajve?, të cilët operonin në Shkodër dhe konsideroheshin si një nga grupet më të rrezikshme kriminale në veri të Shqipërisë.
Më herët, ky operacion është zhvilluar edhe në Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.