Edi Rama inspekton rrugën Lin-Pogradec - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama është rikthyer në rrugën Lin-Pogradec e cila tashmë konsiderohet e përfunduar duke u kompletuar edhe me sinjalistikën e nevojshme. Ajo është çliruar tërësisht edhe nga ndërtimet e paligjshme ndërsa mund të konsiderohet si një nga rrugët më të bukura panoramike në vend. ?Kjo ishte një nga ato rrugë që i quante të përfunduara Saliu, që na mori 5 vjet për të ribërë projektin nga e para, për të rifinancuar, për të bërë të gjitha ato prishjet e rasteve që kishin nevojë për shpronësim se pa shpronësime ajo rruga pasta bëhej komplet jo turistike, por si korridor mes ndërtimeve pa leje, liqeni nuk çlirohej. Plus dhe të gjithë këto ndërhyrjet lart që ishin të domosdoshme, ndryshimi i mureve, tunelet që janë pjesë e financimit shtesë për të krijuar të gjithë këtë vijën panoramike dhe për të krijuar plazhin poshtë. Ka pasur shumë impakt edhe tek turistët që kanë ardhur, kanë pas impresione shumë pozitive. Tani, realisht është bërë komplet rruga e liqenit. Nuk është liqeni matanë rrugës?, u shpreh Kryeministri Rama. Tashme mbeten për tu mbyllur edhe tunelet ne hyrje te qytetit te cilët parashikohen te mbyllen deri ne fund te vitit.

Share This Video


Download

  
Report form