Report TV - Goditen 7 grupe kriminale, kalonin klandestinë në SHBA dhe Britani

Report TV 2018-09-29

Views 9

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi operacionin ?One If By Land?, i nisur që prej muajit mars të këtij viti, ku 7 grupe kriminale kanë kaluar në mënyrë të paligjshme rreth 300 persona, kryesisht shqiptarë.

Drejtori i policisë Kriminale, Eduart Merkaj, në një konferencë për mediat, ka thënë se këto grupe operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Mbretëri e Bashkuar, SHBA dhe Kanada. Merkaj ka shpjeguar iternerarin që përdornin grupet e trafikantëve për të kaluar klandestinët shqiptarë, si edhe shumat që paguanin shqiptarët për t?u larguar nga vendi. Sipas policisë, në kuadër të hetimeve, janë arrestuar ditën e djeshme 2 policë, me detyrë kontrollorë në aeroportin e Rinasit, si edhe një agjent i kompanisë ITC në Rinas.

Dy policët e arrestuar janë:

Almir DODA dhe Edmond Llaçini.

Merkaj ka bërë me dije se janë lëshuar edhe 5 urdhër arreste për 5 shtetas maqedonasë.

Dy policët e arrestuar janë:

Almir DODA dhe Edmond Llaçini.

Merkaj ka bërë me dije se janë lëshuar edhe 5 urdhër arreste për 5 shtetas maqedonasë.

Deklarata e plotë e Merkajt:

Deklaratë e përbashkët për Media e Policisë së Shtetit, SHÇBA, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Partnerëve Amerikanë.

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit është përmbyllur pjesa e dytë e Mega - Operacionit të koduar ?One If By Land?, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.

Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona.

Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal, i cili ka ushtruar veprimtarinë e paligjshme, për një kohë të gjatë, në drejtim të ?Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit? dhe ?Grup të strukturuar kriminal? nëpërmjet falsifikimit të dokumentave?, vepër penale kjo e parashikuar nga nenet 298/a, 333 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 ? 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhë...

Share This Video


Download

  
Report form