Report Tv-Vrasja për 250 mijë euro, arrestohet në Lezhë Gentian Elezi

Report TV 2018-09-30

Views 1

Policia e Lezhës ka arrestuar Gentian Elezit, i cili ishte pjesë e grupit ku ndodhi përplasje me armë në 2015 në Mamurras dhe mbeti i vrarë Naim Tafa. Sherri me armë erdhi për shkak të një borxhi prej 250 mijë euro mes grupeve, për prositutcionin në itali. Ne lezhë gjdenen edh 4 mina me telekomandë.

Gentian Elezi i shpallur në kërkim për përplasjen me armë në Mamurras në 2015-në, është arrestuar nga policia. Elezi bashkë me shokun e tij Naim Tafën i kërkuan Enrik Mamlit 250 mijë euro, borxh që duhet tja paguante për shkak të biznesit të prostitucionit në Itali, ku Naim Tafa dhe Enrik Mamli ishin ortak.

Enrik Mamli kishte refuzuar tja jepte këtë shumë Naim Tafës dhe nga një përplasje me armë ?Far-Uest? në Mamurras mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Tafa kishte rënë në burg në Itali dhe I kërkoi Enrik Mamlit shumën që I kkishte detyrim gjatë kohës që ai ishte në burg dhe menaxhonte grupin e prostitutave. Gentjan Elezi ishte në grupin e Naim Tafës dhe ndodhej në kërkim nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.

Nga kontrollet rutinë të Policisë, Elezi është arrestuar në Lezhë.

Ndërkohë po në Lezhë, Policia ka vënë në pranga Endrit Vejsiun, të cilit iu gjetën brenda gomës rezervë të makinës, 4 mina me telekomandë.

Minat i shin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban dhe dyshohet se do shiteshin kundrejt një shumë 1500-2500 euro.

Gjithashtu Policia e lezhës ka arrestuar edhe Gentjan Tafa, të cilit iu gjet një pistoletë dhe Eris Gjoni, që iu gjendën shkopa gome të policisë dhe veshje të uniformave blu.

Share This Video


Download

  
Report form