Bujar Osmani: Kjo ditë historike vendos të ardhmen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qytetarët e Maqedonisë janë drejtuar në qendrat e votimit prej orës 7 të mëngjesit të sotëm për të dhënë votën e tyre në referendumin historik për çështjen e emrit.Ata duhet ti përgjigjen pro ose kundër pyetjes ?A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?.Zëvendës kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani gjatë votimit në Shkup është shprehur se për Maqedoninë sot është një ditë historike dhe se kurrë më pare qytetarët e saj nuk kanë pasur moment më të rëndësishëm për të vendosur për fatin e tyre.Të drejtë vote kanë një 1.8 milionë votues të regjistruar në Listën zgjedhore. Që referendumi të quhet i suksesshëm, më shumë se 903 mijë votues duhet të dalin të votojnë dhe prej tyre të paktën 451.585 të votojnë pro.Në qendrat e votimit, komisioneret pohojnë për Vizion Plus se puna po vijon normalisht.Votimi do të jetë i hapur deri në orën 19:00. Pas mbylljes së votimit Komisioni Shtetëror Zgjedhor publikon rezultatet e para nga referendumi të marra në mënyrë elektronike, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet dhe i tërë materiali votues nga KKZ, ka afat prej 24 orësh.Rezultatet përfundimtare të referendumit KSHZ i publikon menjëherë, jo më vonë se 24 orë nga përfundimi.Në Votimin e sotëm marrin pjesë një numër rekord i vëzhguesve vendorë dhe të huaj. Referendumi i së dielës shikohet si historik nga faktorët që e përkrahin atë, popullata dhe nga komuniteti ndërkombëtar prej javësh kanë shprehur mbështetje të fuqishme. Një rezultat pozitiv do t?ia hapte Maqedonisë dyert e anëtarësimit në NATO dhe për përshpejtimin e proceseve integruese drejt Bashkimit Evropian.

Share This Video


Download

  
Report form