Arrestohet 32-vjecari, akuzohet per vrasje ne 2015

RTV KLAN 2018-09-30

Views 5

Bie në prangat e policisë 32-vjeçari Gentjan i qujatur ndryshe si (Gazmir) Elezi i shpallur në kërkim Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin. 32-vjecari Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontrolle në lokale, pika basti, banesa ku dyshohej se fshiheshin personat në kërkim

"Gjatë këtyre kontrolleve në Kurbin u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin. Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.", tha drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.

Ndërsa, një 29-vjeçar nga Tirana u kap me 4 mina me telekomandë. Endrit Vejsiu u arrestua në në aksin rrugor Milot ? Lezhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij tip Ppel, policia gjeti të fshehur tek goma rezervë në bagazh 4 mina me telekomandë.

"Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje".

Ndaj 29-vjeçarit Vejsiu rëndon akuza për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse". Gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë shoqëruar për verifikim 15 shtetas me precedentë penalë kryesisht të dyshuar për "Vjedhje? dhe ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Share This Video


Download

  
Report form