Gazetari Qyno tregon alibinë e Rexhep Rrajës: Ajo më parakaloi me makinë, zbrita për t'u sqaruar

Report TV 2018-10-01

Views 1

TIRANË-Dosja Rraja dhe rasti i dhunimit të Xhisiela Malokut, është komentuar nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno. Në studion e lajmeve në Report Tv, Qyno ka thënë se procedura e marrjes në mbrojtje të Xhisiela Malokut, është një procedurë normale, që nuk varet nga dëshira ose jo e vajzës.

Kjo procedurë është normale, policia i drejtohet gjykatës dhe më pas jepet urdhëri i mbrojtjes. Ky urdhër nuk jepet me kërkesën ose jo të vajzës. Kemi një oficer që u largua për azil, çështja jo më në konturet ligjore. Po të rrimë vetëm tek dokumenti, 7 nga 9 detyrat që i ka lënë Emiljano Nuhos, prokuroria i ka bërë vetë.

Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com
Qyno ka folur edhe për provat e forta që e dërguan Rexhep Rrajën në burg. Qyno ka thënë se biseda mes dy të rinjve është përgjuar në prokurori, dhe se Rraja ka pranuar dhunën ndaj vajzës.

Është bërë ballafaqimi mes Rexhep Rrajës dhe vajzës dhe në dijeninë time, kjo bisedë mes tyre është përgjuar. Historia e tyre e dashurisë ishte e gjatë. Ai jo vetëm që ka pranuar dhunën, por ka shkuar në të njëjtën linjë me kallëzimin që ka bërë vajza, policia e më pas prokuroria. Kjo dëshmi shkon në të njëjtën linjë të pamjeve të sekuestruara nga hotel Boçi.

Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com
Gazetari i Shqiptarja.com ka sqaruar dëshmitë kontradiktore mes palëve. Qyno ka thënë se Maloku thotë se konflikti ka nisur për shkak xhelozisë së vazhdueshme të Rrajës, ndërsa Rexhep Rraja, ka zgjedhur një tjetër alibi. Qyno ka thënë se Rraja ka thënë në prokurori se sherri ka nisur për një parakalim të vajzës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS