Policia e merr në mbrojtje, Xhisiela Maloku për Report Tv: S’kam nevojë, nuk ishte kërkesa ime

Report TV 2018-10-01

Views 0

Është marrë në mbrojtje, paraditen e sotme, Xhisiela Maloku. Policia e Shtetit ka vendosur ta marrë në mbrojtje vajzën në banesën e saj në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me familjen.

Xhisiela Maloku, ka konfirmuar për Report Tv vendimin për t?u marrë në mbrojtje nga policia e Shtetit. Ajo ka thënë se është marrë në mbrojtje pa kërkesën e saj, dhe ka theksuar se nuk ka nevojë për mbrojtje.

?Jam marrë në mbrojtje pa kërkesën time. Nuk kam nevojë për mbrojtje.?-ka thënë Xhisiela Maloku për Report Tv.

Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje një javë pasi ngjarja u bë publike në media. Ditën e djeshme, u arrestua djali i deputetit Rexhep Rraja, i akuzuar për dhunë.

Akuzat për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, u bënë publike gjatë kësaj jave, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu. Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariatit të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të deputetit socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla mohoi akuzat për ndikim tek policia e Fushë-Krujës, ndërkohë që vetë vajza Xhisiela Maloku, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Maloku, u shpreh se kërkonte drejtësi por të mos përdorej politikisht në këtë ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form