Të huajt që vizitojnë bregdetin e Shëngjinit gjatë verës nuk janë të shumtë në numër.
I gjithë sektori i turizmit është i varur nga pushuesit kosovarë. Frika e një largimi gradual të tyre nga kjo zonë turistike si rezultat i liberalizimit të vizave apo dhe takses së rrugen e kombit, ka nxitur operatorët turistikë të mendojnë eksplorimin e tregjeve të reja.
Europa lindore dhe Ballkani janë objektivi i parë, ndaj sipas operatorëve po bashkëpunohet me agjenci vendase dhe të huaja.
Përveç pushuesve nga Kosova, kemi bërë përpjekje për të bashkëpunuar me agjensi të huaja si në Poloni dhe në Rusi. Dhe kemi pasur rezultate të mira.
Helga Ceni, menaxhere
Në përgjithësi duke parë edhe vitet e kaluara pjesa më e madhe e turistëve janë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Eduart Shtjefani, menaxher
Duhet të bëjmë një turizëm më spontan. Më të organizuar.
Marin Nikolli, menaxher