ELBASAN - Mbyllja e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit ka ngritur në protestë prindërit dhe mësuesit. Prej tre javësh ata protestuan përpara ambienteve të shkollës për hapjen e saj, ndërsa ditën e sotme kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Prej 15 minutash nuk është lejuar kalimi i asnjë automjeti, ndërsa radha e makinave në rrugë ka arritur në rreth 10 km. Policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës por ka hasur në rezistencën e protestuesve të cilët nuk pranojnë të lëvizin.