Vlorë/ Policia aksion në lagunën e Nartës për gjuetinë e paligjshme, sekuestrohen disa varka

Report TV 2018-10-03

Views 0

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagunën e Nartës, kundër gjuetisë së paligjshme. Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Organizatën për Mbrojtjen e Peshkut. Policia dhe OMP kanë konstatuar disa varka në lagunë të cilat janë sekuestruar. Varkat dyshohet se janë përdorur për peshkim të paligjshëm, ato ishin pa dokumentacion përkatës.

Aksioni për gjuetinë e paligjshme vazhdon që prej vendosjes së memorandumit për ndalimin e gjuetisë në vitin 2016. Ndërkohë që pak ditë më parë, disa peshkatarë denoncuan në Report Tv se gjuetia në këtë lagunë vazhdon edhe pas vendosjes së memorandumit. Kamera e televizionit tonë ishte në lagunë dhe pa nga afër pamjet sesi shpendë të shumtë u rikthyen në habitatin e tyre ndërkohë që gjurmët e gjuetisë së paligjshme ende nuk ishin larguar.

Peshkatarët thanë se kishin denoncuar në polici për gjuetinë e paligjshme dhe se kanë pasur përplasje fizike me persona që gjuajnë.

Share This Video


Download

  
Report form