Sipas deputetit demokrat, lidhje mes krimit e politikës ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.
?Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë?.
Oerd Bylykbashi
Kryetari i Komisionit të Legjislacionit, Gramoz Ruçi nga ana e tij premtoi se ky proces nuk do të ketë zvarritje.
?Nuk do ketë zvarritje ky proces. Të merren masa për dëgjimin e ekspertëve. Konsitucionalistët në momentin që janë gati do të na njoftojnë?
Gramoz Ruçi