I vetëdijshëm për problemet në zyrat e administratës, kryeministri Edi Rama mblodhi ministra dhe qytetarë në sallën e mbledhje të qeverisë në 1 vjetorin e platformës së bashkëqeverisjes. Kryeministri tha se platforma e bashkëqeverisjes ka patur efikasitet maksimal dhe është vizituar nga 58220 qytetarë ku problemet më të mëdha janë në çështje që lidhen me pronësinë.
Ministrat theksuan se platforma e bashkëqeverisjes shërben edhe si instrument ku matet puna e tyre.
Ministrja e Drejtësisë solli në qendër të vëmendjes pengesat administrative që janë duke u zgjidhur nëpërmjet ndëshkimit të shumë prej punonjësve të administratës.
Në një dalje për mediat ministrja e Drejtësisë bëri me dije se në disa institucione të rrethit të Lezhës janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil.
Tv Klan