Ora News - Habilajve u sekuestrojnë edhe një karburant në Vlorë

Ora News Lajme 2018-10-03

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër pasuri e vëllezërve Habilaj është vënë nën sekuestro nga krimi Ekonomik në qytetin e Vlorës.

Ky karburant, pranë spitalit rajonal iu vu shiriti i bllokimit pasi hetimet kanë provuar se është në pronësi të Artan Habilaj, vëllai te Moisi Habilaj i arrestuar në Itali si pjese e grupit ndërkombëtar te trafikut te drogës.

Biznesi është rrethuar nga Policia dhe puna aty u pezullua.

Ora Neës mëson se sekuestrimi vjen në kuadër të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që më 21 shtator vendosi sekuestro mbi pasurinë e anëtarëve të familjes dhe grupit Habilaj.

Në total u vunë në sekuestro 17 prona, apartamente dhe troje me sipërfaqe të ndryshme me vlerë disa milionë euro.Gjithashtu u sekuestruan makina luksoze.

Të gjitha këto prona rezultuan në pronësi të Artan, Ciko, Moisi e Florian Habilaj.

Hetimet kanë treguar se shumica e pronave janë blerë nga Habilaj gjatë periudhës 2016-2017. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë nën hetim nga Prokuroria e Katanias, si të dyshuar për trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Grupi Habilaj u godit në muajin tetor të vitit 2017, por gjatë aksionit ra në pranga vetëm Moisi Habilaj. Dy vëllezërit e tij, Artan dhe Florian Habilaj, arritën të shpëtojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/habilajve-u-sekustrojne-edhe-nje-karburant-ne-vlore

Share This Video


Download

  
Report form