Ora News - Emiljano Nuhu u kërcënua nga deputeti PS dhe djali i tij, Prokuroria nis hetimet

Ora News Lajme 2018-10-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se letra e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu është dërguar në këtë institucion, duke shtuar se Prokuroria e ka dërguar materialin në fjalë pranë Prokurorisë së Tiranës për të kryer verifikimet e nevojshme.

Në njoftim thuhet se Prokuroria e kryeqytetit ka nisur procedimin penale për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës?.

"Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë nr. 6 mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Emiljano Nuhu. Në kallëzim, sikurse në shkresën e dërguar për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzuesi pretendon se është kanosur për shkak të detyrës nga ana e shtetasve Rrahman Rraja dhe Rexhep Rraja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/letra-e-emiljano-nuhut-prokuroria-kemi-nisur-procedimin-penal

Share This Video


Download

  
Report form