Kanceri i gjirit prek dhe meshkujt - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-04

Views 27

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Po rritet frikshëm numri i te prekurve nga kanceri i gjirit. 500 raste diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje.Por onkologët vitet e fundit po përballen edhe me paciente te moshave te reja.Mjekja Elvisa Kozma tregon se është rritur numri i vajzave mbi 25 vjeç me kancer gjiri, ndërsa ka ende probleme me diagnostikimin e hershem.Një pjese e konsiderueshme e grave te prekura i drejtohen mjekut ne fazat e avancuara te sëmundjes.25% e pacienteve humbin jetën nga kjo sëmundje.Por sëmundja nuk prek vetëm femrat. 3 meshkuj vetëm këtë vit, po trajtohen ne spitalin onkologjik ne QSUT me kancer ne gji.Mjeket tregojnë se kjo sëmundje prek te dyja gjinitë por raporti tek meshkujt është me i ulet, ndërsa rreziku nga sëmundja i njëjtë.Ne muajin e kancerit te gjirit mjeket apelojnë për diagnostikim te hershem.Vajzat mbi 20 vjeç një here ne vit duhet te kryejnë ekon e gjirit, ndërsa për moshat mbi 40 vjeç, mamografia duhet te behet 1 here ne dy vjet.Sëmundja e kancerit te gjirit po haset me shume ne zonat urbane. Mjeket e thonë se faktorët kryesore te kësaj sëmundje janë historitë familjare, ndryshimi i stilit te jetës, stresi dhe mënyra e ushqyerjes.

Share This Video


Download

  
Report form