Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë", në Ora News, tha se lideri i PD-së, Lulzim Basha duhet të bëjë gjithçka për të afruar të larguarit nga partia kundër të keqes më të madhe siç thotë ai.
Berisha: Edhe njëherë të siguroj që ky është atribut i Lulzim Bashës dhe personave me të cilën bashkëpunon. Këshilla ime është të bëjë gjithçka për t'u afruar dhe për të vazhduar betejën kundër kësaj të keqe të madhe. Unë jam i dorëhequr nga çdo detyrë tjetër përveç deputetit. Duhet bërë çdo përpjekje që ata të integrohen. Unë kam për to atë vlerësim që kam patur. Problematika duhet të bëjë që palët të afrohen dhe të bashkërendojnë të gjithë energjitë kundër Edi Ramës. Këtë që e them publikisht e them edhe privatisht. Varet nga zt.Lulzim Basha dhe secili prej tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-te-larguarit-nga-pd-te-behet-gjithcka-tu-bashkuar-kunder-qeverise