Në orën 11: 53 është mbyllur dëshmia e " /> Në orën 11: 53 është mbyllur dëshmia e "/>

Ora News - "Babalja", Salianji: Nuk kam frikë arrestimin, Prokuroria të thërrasë Ramën e Xhafën

Ora News Lajme 2018-10-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në orën 11: 53 është mbyllur dëshmia e deputetit Ervin Salianji në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Jashtë në një prononcim për gazetarët u shpreh se prokuroria nëse do të zbardhë çështjen duhet të thërrasë Ramën dhe Fatmir Xhafaj

Po a i druhet një arrestimi?

"Janë brockulla që thuhen nga Fatmiri apo Rama ne media të kontrolluara prej tij. Nuk ka asnjë vepër penale të kryer prej nesh. Personat që duhet të kenë frikë janë Rama dhe Xhafaj" u shpreh Salianji.

Ora 09: 38 "Babalja", Ervin Salianji në prokurorinë e krimeve të rënda me një CD

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në prokurorinë e krimeve të rënda. Salianji u fut me një CD në dorë në ambientet e prokurorisë ku do të merret në pyetje nga grupi i hetimit për audio-përgjimin e publikuar nga PD disa muaj më parë në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Fletë-thirrja nga organi i akuzës iu drejtua të enjten deputetit dhe vjen pas mbërritjes së ekspertizës për audiopërgjimin, ku dyshohet se është i përfshirë vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Pak ditë më parë nga laboratori anglez ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme përgjigjia e audio përgjimit, i cili ka rezultuar se nuk mund të konfirmohet si material autentik.

Sipas ekspertëve materiali që është dorëzuar nuk është origjinali dhe kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e zërit, i cili nuk konfirmohet që të ketë përputhje me atë të Agron Xhafajt.

Gjithashtu prokuroria ka marrë edhe përgjigjet e qelizave celulare që kanë hedhur dritë mbi vendndodhjen e personave të përfshirë në audiopërgjim. Mësohet se nga prokuroria do të kërkohet edhe kthimi në Shqipëri i Albert Veliut, personi i njohur si "Babalja", i cili ka bërë edhe përgjimin.

Albert Veliu aktualisht ndodhet i ndaluar nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin pas publikimit të audio përgjimit në Shqipëri.

Si pasojë e publikimit të rastit nga PD shtetasi Agron Xhafaj paditi Albert Veliun për shpifje dhe më pas u largua duke u vetëdorëzuar në shtetin italian.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/babalja-ervin-salianji-ne-prokurorine-e-krimeve-te-renda-me-nje-cd

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS